IPKO

THJESHT

 

Në Linjë

Momentalisht kemi 51 vizitorë në linjë

Reklamë

Shkarko











           Radio AlbaSky.NET

Ndegjo Dhe ti
Hip Hop Beats


   IPKO hap portal argëtues dhe informues!
                    
Postuar: 10:45 / 9 Mars '09 - Nga Administratori
           Kompania Telekomunikuese IPKO ka lëshuar online dhe të hapur për të gjithë shfrytëzuesit e internetit ne Kosovë dhe botë portalin informativ dhe argëtues - www.ipko.net, si një veprim shtesë në zhvillimin dhe promovimin e teknologjisë informative përmes mundësive që ofron web-i dhe interneti.

IPKO është kompania e parë telekomunikuese ne Kosovë që hap portal argëtues dhe informativ për konsumatorët e saj dhe të gjithë përdoruesit e internetit kudo në botë.

Portali i IPKO, i cili ka qenë i mbyllur vetëm për klientët e IPKO-s, deri te enjten pasdite dhe që tani është hapur për të gjithë ka për synim informimin dhe argëtimin e shfrytëzuesve të internetit, si dhe qasjen më të lehtë në produktet dhe shërbimet që ofron IPKO në telefoninë mobile, internet, telefoni fikse dhe televizion kabllor.

Portali i IPKO, përmban informacione nga politika, sporti, informacione argëtuese si dhe informata te rëndësishme për produktet dhe shërbimet e kompanisë. Theksi kryesor i jepet informacionit nga shoëbiz, teknologjia dhe humori, fotografive dhe lojërave duke u orientuar kështu kryesisht në përmbajtje argëtuese.

Portali
www.ipko.net përmban edhe një seksion të dedikuar vetëm për klientët e IPKO.

Përmes portalit klientët e IPKO mund te kyçen ne e-mailin personal të (ipko.net), të mbushin llogaritë e internetit, si dhe të informohen për produktet dhe shërbimet e IPKO. Klientët e IPKO gjithashtu mund të shfrytëzojnë edhe mini-portalin My Telephony (Telefonia Ime), i cili ju jep qasje në informatat e përdorimit të telefonisë fikse - përfshire këtu listën e thirrjeve dhe shpenzimet e përdorimit.




 
Today, there have been 1 Besucher (10 Hits) on this page!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free